Përmirësimi i lirisë së medias, Cukali: Ndikim takimi i Kryeministrit me drejtorin e Reporterëve pa Kufij

Përmirësimi i lirisë së medias, Cukali: Ndikim takimi i Kryeministrit me drejtorin e Reporterëve pa Kufij

Përfaqësuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, për raportin e Reporterëve pa Kufij ku Shqipëria ka shënuar përparim krahasuar me një vit më parë, por sërish mbetet në zonën problematike, shpreh bindjen se ka pasur ndikim në situatë Kryeministri Edi Rama.

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, ai deklaroi se ka ndikuar fakti që Kryeministri ka ndërtuar marrëdhënie personale miqësore me drejtuesit e Reporterëve Pa Kufij, pasi personalisht sheh përkeqësim të situatës.

Një fakt i njohur për gazetarët këtu është se Kryeministri ka marrë mundimin të takojë drejtorin e Reporterëve Pa Kufij dhe nuk shoh arsye tjetër të shoh përmirësim të situatës.

Nuk ka fare përmirësim, ka vetëm regres.

Teksa ndodhemi në kulmin e fushatës zgjedhore, Cukali tha se media është shumë e varur nga politika por se është diçka e pritshme dhe nuk habit më.

Sipas tij, raportimi i fushatës në pjesën më të madhe është i pabalancuar dhe se praktikisht pothuajse të gjitha mediat kanë marrë krah, por se jo krah ideologjik dhe se ajo që është e papranueshme është pozicionim joideologjik i mediave.

Ndërsa prej disa vitesh tashmë institucionet shtetërore janë bërë hermetike në dhënien e informacionit, ku gazetarët duhet të presin 10 ditë apo dy javë për një kërkesë për informacion, ndërkohë humbet aktualiteti, Cukali tha se rasti është rozë dhe nëse e vonojmë vetëm 10 ditë duhet të jemi të lumtur, pasi shkojnë me muaj të tërë.

Duhet të vësh në punë dhe komisionerin, që mund të shkojnë dhe 6 muaj, pa folur që edhe vendimet e gjykatës injorohen.

Mund ta quajmë dhe censurë, por më shumë është mungesë e theksuar transparence dhe një shkelje e pastër e ligjit. Shkelja e ligjit bëhet në mënyrë të pastër e papërfillur, pa përfillur instancat ligjore dhe me arrogancën e njerëzve që thonë ne jemi të paprekshëm.

Është një shkelje kushtetuese që bëhet rëndom dhe ne për fat të keq mund t’i kemi instrumentet, por nuk i kemi instrumentet që garantojnë këtë drejtë kushtetuese për të qenë transparent.

Institucionet që duhet të mbronin këtë drejtë kushtetuese nuk funksionon. Ligji është ndër më të mirët, vijmë te Maliqi pastaj. Se Shqipëria ka ligj, ka dhe Maliq.

Ligji ynë për të drejtën e informimit besoj se është më i mirë se ai gjerman, pasi është i bërë së fundmi dhe në një moment kur ata që e bënë nuk menduan se do i pengonte.

Patëm fatin që të kemi një ligj shumë të mirë, se është shumë i përparuar dhe përmirësuar.

Por në Gjermani transparenca është shumë e lartë se funksionon, ndërsa tek ne është në nivelet më të ulëta se nuk funksionon.

Retorikën e liderëve politikë ndaj gazetarëve dhe faktin që Kryeministri i drejtohet

Se sa shqetësuese e sheh retorikën e liderëve politikë kundrejt gazetarëve, ku Kryeministri shpeshherë i drejtohet popullit duke thënë mos i besoni kazanit pra mediave, deklaroi se si shumë deklarata të tilla ka një synim që është përfitimi politik, duke ulur besueshmërinë e mediave, automatikisht ke mbjellë farën e dyshimit në publik.

Pavarësisht se mund të mos jesh dakord me ty, është si ajo kënga e shëmtuar që e dëgjon gjatë ditës disa herë, ne e kemi në media. Edhe kjo retorikë bën të njëjtën efekt.

Publiku prapë te media drejtohet se ku do e marrë informacionin. Informacioni duhet të vijë gjithnjë nga mediat duke mbjellë këtë dyshim te publiku, përfitimi i momentit është i mirë.

Ti godet mediat, që kur të publikojë diçka kundër teje, të thuhet hë se është kazan. Metodologjia është e qartë për ti ulur besueshmërinë medias. Por dëmi në plan afat gjatë është shumë i madh.

Ne po dëmtojmë për interesa të sotme apo pas një viti, apo për dritëshkurtësinë e tyre, duke dëmtuar një kolonë shumë të rëndësishme që i bëhet medias, dhe dëmtimi mund ta bësh duke e blerë median.

Dëmi që i bëhet shoqërisë shqiptare duke e lënë të paditur dhe injorancë është në plan afatgjatë shumë i madh se po rriten fëmijë në errësirë informative.

Në errësirë demokracia vdes dhe ne kemi breza që po rriten në errësirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy