
Rusia është hakmarrë kundër ndalimit të linjave ajrore që hyjnë në hapësirën e Bjellorusisë duke refuzuar t'u japë leje avionëve nga vendet e Europës që fluturojnë për në Moskë.
Në një përshkallëzim të dukshëm nga Kremlini, autoritetet ruse të aviacionit detyruan Austrian Airlines të anulonte fluturimin e saj nga Vjena në kryeqytetin rus. Air France gjithashtu anuloi fluturimin Paris-Moskë për të dytën ditë me radhë, pasi iu mohua leja të Mërkurën për të zbarkuar në Rusi.
Të dy linjat ajrore kishin postuar itinerare të reja duke anashkaluar Bjellorusinë. Masa pason "rrëmbimin" e të Dielës të një aeroplani Ryanair që fluturonte mes Greqisë dhe Lituanisë dhe arrestimin e dy pasagjerëve në bord, gazetarit Raman Pratasevich dhe të dashurës së tij ruse, Sofia Sapega.



