
Ndërron jetë në moshën 102-vjeçare akademiku i shquar i Kosovës, Idriz Ajeti. Albanologu, pedagogu dhe ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është ndarë nga jeta të mërkurën.
Akademik Ajeti ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1973-75 si dhe drejtor i Institutit Albanologjik në vitet 1969-1971.
Ajeti ka qenë po ashtu pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë.
Ai ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes. Veprimtaria e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme. Ka hartuar tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme e studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.



