
Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në banjot publike në sheshin “Gensher” në Elbasan.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 74-vjeçari i identifikuar me inicialet Q.S është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhunë në banjot publike.
Paraprakisht dyshohet se 74-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



