Reduktimi i eksporteve të ushqimit/ OKB: 19 milionë njerëz të tjerë në rrezik urie

Reduktimi i eksporteve të ushqimit/ OKB: 19 milionë njerëz të tjerë në rrezik urie

Deri në 19 milionë njerëz të tjerë rrezikojnë të shtyhen në uri kronike për shkak të reduktimit të eksporteve të ushqimit.

Agjencia e ushqimit të OKB-së, deklaron se midis 11 dhe 19 milionë njerëz të tjerë mund të zhyten në uri kronike gjatë vitit të ardhshëm, si rezultat i reduktimit të eksporteve të grurit dhe mallrave të tjera ushqimore nga Ukraina dhe Rusia.

Boubaker Ben Belhassen, drejtor i divizionit të tregjeve dhe tregtisë së Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), saktësoi edhe vendet më të rrezikuara.

Vendet që po preken më shumë janë në rajonin e Lindjes së Afërt, Afrikës së Veriut duke pasur parasysh varësinë e tyre të madhe në importe, veçanërisht ndaj grurit, por edhe të vajit vegjetal dhe vajit të lulediellit.

Në rrezik janë edhe disa vende në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Azi, të tilla si Bangladeshi dhe Indonezia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy