Triumfues në kampionatin kombëtar të bodybuilding/ Koco: Jam në kulmin e karrierës time pavarësisht moshës

Triumfues në kampionatin kombëtar të bodybuilding/ Koco: Jam në kulmin e karrierës time pavarësisht moshës

Rigels Koco, 46-vjeçari kampion bodybulding i ftuar në “Zgjohu me MCN” u shpreh se është shpallur kampion i peshës së tij po ashtu dhe kampion absolut.

Instruktori fierak i cili është kthyer në një sfidues për sportistët e rinj shprehet se është në kulmin e karrierës së tij dhe se nuk i njeh kufijtë e moshës apo sportit. Ai shprehet se aktualisht ka palestrën e tij ku dhe është fokusuar.

28 tetor në pallatin e kulturës në Kamëz tiranë ishte një kompeticion me bodybulding nga Shqipëria dhe Kosova dhe fitova në kategorinë time 90 kg dhe në absolut. Nga të gjithë ata sportistë që fitojnë vendin e parë bëhet një garë dhe zgjidhet fituesi absolut.

E njëjta gjë ndodhi dhe me sportistët nga Kosova dhe në fund me fituesin absolut të Kosovës garuam të dy dhe fitova unë mbarëkombëtar. Që të dalësh sa më mirë në gara përveç dietës hiqen dhe ujërat nga trupi që të duken muskujt sa më shumë kur garon. Ky proces fillon muajin e fundit dhe 12 orët e fundit mund të rrish dhe me shumë pak ujë.

Si histori ka nisur qëkur ishim të vegjël bashkë me vëllain në shtëpi kemi pasur ato shinat e trenit si shtangë, thes boksi, susta pastaj kam studiuar për juridik në Rumani dhe atje ishte e modës djemtë me trupa të bukur dhe kështu nisi historia.

Para 19 vjetësh, kur u ktheva në Shqipëri fillova punë si jurist te kompania e naftës, por pa lënë pas dore sportin, hapa palestrën time dhe tani jam fokusuar vetëm, tek ajo. Kam konkuruar në 2017 dhe jam shpallur kampion në kategorinë time dhe kampion master plus 40 vjeç. Pastaj nuk kam konkuruar më por kam stërvitur fëmijët.

Kam lëvizur shumë dhe nëpër botë. Jam në kulmin e karrierës pavarësisht moshës. Nuk ka ndonjë rregull se kur mund të tërhiqesh nga kjo karrierë por mendoj që dhe për një 5 vjeçar të vazhdoj me garat pastaj të shohim. Fitimet janë të vogla në këtë sport, por mesa di ka dalë një ligj i ri nëse shpallesh kampion merr një shpërblim nga shteti dhe mund të konkurrosh jashtë dhe po fitove jashtë një vend dhe andej merr një shpërblim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy