Sa duhet të zgjasë një raport seksual?

Sa duhet të zgjasë një raport seksual?

Të gjithëve mund të na ketë rënë rasti t’i bëjmë vetes një pyetje: sa është kohëzgjatja normale e seksit? Një pyetje të tillë e kanë bërë edhe shkencëtarët.

Një raport seksual është shumë më tepër sesa vendosja e penisit në vaginë dhe derdhja, por pjesa tjetër nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përcaktuar. Për t'i mbajtur gjërat në nivelet bazë, le të përqendrohemi në kohën e derdhjes.

Të llogarisësh kohën mesatare të derdhjes nuk është e lehtë. E para, nëse i pyet njerëzit për këtë gjë, mos prit përgjigje të sinqerta.

Problemi tjetër është se njerëzit nuk e dinë domosdoshmërisht se sa zgjasin. Seksi nuk është diçka për të cilën ata e monitorojnë kohën.

Çfarë thotë studimi?

Studimi më i mirë që ka vlerësuar kohën mesatare të derdhjes në popullatën e përgjithshme, përfshiu 500 çifte nga e gjithë bota, të cilët kanë matur kohën kur bënin seks gjatë një periudhe katër javore - duke përdorur një kronometër.

Kjo është sa praktikisht e vështirë, aq edhe tingëllon e çuditshme: pjesëmarrësit shtypnin "fillimin" në momentin e penetrimit dhe butonin “ndal” në momentin e derdhjes. Disa mund të thonë se pikërisht ky veprim mund të ndikojë disi në gjendjen shpirtërore dhe mbase nuk pasqyron saktësisht rrjedhën natyrore të gjërave. Por - shkenca rrallë është e përsosur, dhe kjo është më e mira e mundshme.

Rezultati më i habitshëm është se kishte një sasi të madhe ndryshimesh. Koha mesatare për secilin çift (domethënë mesatarisht në të gjitha herët që kanë bërë seks) varionte nga 33 sekonda në 44 minuta. Diferenca nuk është pak, por 80-fish.

Pra, është e qartë se nuk ka asnjë kohë "normale" të të bërit seks. Megjithatë, mesatarja (mesatare, teknikisht) në të gjithë çiftet ishte 5.4 minuta. Kjo do të thotë që, nëse rreshtoni 500 çifte nga raporti më i shkurtër te më i gjati, çifti mesatar shkon mesatarisht për 5.4 minuta sa herë që e bëjnë.

Gjithashtu, u vunë re edhe disa rezultate interesante dytësore. Për shembull, përdorimi i prezervativit nuk dukej se ndikonte në kohë, dhe as bërja synet e burrave apo jo, gjë që sfidon disa njohuri konvencionale në lidhje me ndjeshmërinë e penisit dhe marrëdhëniet e tij me të qenit “në krye të detyrës”.

Studiuesit vunë re se nuk kishte shumë rëndësi se nga cili vend vinin çiftet - përveç turqve, në këtë rast raporti i tyre seksual prirej të ishte dukshëm më i shkurtër (3.7 minuta) sesa çiftet nga vendet e tjera (Holanda, Spanja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara). Një tjetër zbulim befasues ishte se sa më i vjetër çifti, aq më i shkurtër është seksi, në kundërshtim me bindjen e krijuar te njerëzit (ndoshta e nxitur nga vetë burrat të moshë). / The Conversation / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy