Një i ri rumun, Vlad Lungu ka bërë propozimin për martesë më të dhunshëm që është filmuar ndonjëherë në video. Teksa udhëtonte në makinë me të fejuarën e tij, Aleksandrën, tre persona të armatosur dhe me maska u kanë bërë pritë si agjentë të policisë. E gjithë ngjarja rezultoi të ishte një lojë e organizuar nga vetë i riu, madje një propozim për martesë, por që për pak i shkaktoi të fejuarës së tij një atak kardiak.
3 personat e maksuar ishin shokë të vetë organizatorit të kësaj loje, por njëri prej tyre e teproi pak. Me të ndaluar makinën ku udhëtonte çifti, viktima e kësaj surprise u kap për qafe nga njëri nga djemtë e maskuar dhe përfundoi barkas, me mjekrën në asfalt. Vajza dukej e terrorizuar, ndërkohë që “polici”i thërriste dhunshëm: “a e njeh këtë burrë! A e di se çfarë ka në bagazh!”
Shumë shpejt, përsëri e kapur pasqafe, vajza u shoqërua mbrapa makinës ku e priste në gjunjë i fejuari, me unazën gati dhe me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Aleksandra, me sa shihet në video, e traumatizuar nuk arrin të thotë asnjë fjalë, por për çudinë e të gjithëve pranon. Kush nuk do të pranonte në ato kushte?!
Ngjarja ka ndodhur në qyetitin rumun Brasov, ndërsa video që dokumenton gjithçka po korr sukses në rrjetet sociale dhe në pak ditë i ka kaluar 1 milionë shikimet. Nga ana tjetër mësohet se i riu për të bërë këtë surprise kishte marrë leje tek autoritetet edhe për të vendosur si pritë në rrugë një furgon të bardhë të ngjashëm me atë të policisë.



