Kryemadhi mesazh nga Vlora Gjiknurit: S’do i ndahem dyshes së balerinave

Kryemadhi mesazh nga Vlora Gjiknurit: S’do i ndahem dyshes së balerinave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Vlora iu dha një mesazh Damian Gjiknurit dhe Astrit Qendros, se nuk blejnë dot vota në këtë qytet.

Ajo tha se nuk do iu ndahet atyre dhe as balozit të zi, duke etiketuar kështu Ramën. Mes të tjerash Kryemadhi tha se në Sarandë LSI del forcë e parë.

Do i bëja thirrje socialistëve, që të votojnë kundër atyre që e tjetërsuan pushtetin e tyre, për të pasur çdo gjë dhe atë që është, vlerat e tyre. Ndaj do iu bëja thirrje socialistëve që të votojnë numrin 6. Të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, të votojnë Griseldën, pedagoge shumë e mirë. Sot më shumë se kurrë Vlora ka më shumë nevojë për gjakun e saj, për t’u ringritur në histori.

Për të ringritur vlerat e saj. Jam e bidnur se një nga sfidat më të realizueshme, është Saranda, ku LSI do të jetë forcë e parë. Pasi Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij, por ka dhe një vajzë të re në krah. Po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë, jo tre mandate, por forcë e parë dalim, Pasi Vlora ka vuajtur më shumë nga banda e Astirit.

Ju jap fjalën se nuk do t’i ndahem Balozit që është në gramat e fundit. S’do i ndahem as dyshes së balerinave, Damian Gjiknuri dhe Qendros. Se metodën e blerjes së votave kur Qendro ishte drejtor në bashkinë e Tiranës, nuk e bën dot në Vlorë”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy