
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se nëse referendum për marrëveshjen e Greqisë me Maqedoninë nuk ka sukses, atëherë anëtarësimi i vendit në NATO nuk është i mundur.
Sipas tij, pranimi në NATO varet nga epilogu i implementimit të marrëveshjes me Greqinë. Stoltenberg është shprehur se nëse marërveshja nuk kalon në referendum, Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim.
“Është një marrëveshje historike që jep shansin historik që FYROM të bëhet anëtare. U bëj thirrje qytetarëve të këtij vendi ta kapin këtë shans dhe të përkrahin marrëveshjen. Nëse ajo nuk përkrahet, nuk e shoh se si është e mundur që vendi të anëtarësohet. Ky është shansi i vetëm që duhet të kapet”, tha ai.



