Kuvendi në dy seanca plenare/ Sot shqyrtohet nisma e PD për shkarkimin e Peleshit (VIDEO)

Kuvendi në dy seanca plenare/ Sot shqyrtohet nisma e PD për shkarkimin e Peleshit (VIDEO)

Kuvendi do të mbajë sot dy seanca plenare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet nisma e PD për shkarkimin e Niko Peleshit. Gazetari Mariglen Kume në një raportim për Mcn Live bën me dije se nuk pritet surpriza, pasi opozita s’i ka numrat për shkarkimin e Peleshit. 

 

Shumica e deputetëve ka ardhur dhe pritet nga momenti në moment të nisë seanca e parë parlamentare. Sot do të kemi dy seanca parlamentare. Seanca e parë do jetë për nismën e PD që kërkon shkarkimin e Niko Peleshit, pasi pretendojnë se në seancat 16 dhe 18 shtator, kryetari i Parlamentit ka shkelur Kushtetutën. Kanë kërkuar mocion për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit. Sipas raportit të përgatitur nga ana e mazhorancës s’do të ketë një shkarkim, pasi sipas mazhorancës kreu i Kuvendit s’ka kryer asnjë shkelje të kushtetutës. Nuk pritet të kemi ndonjë surprizë, pasi kërkohet shumicë e cilësuar për shkarkimin e kreut të Parlamentit dhe opozita nuk arrin dot t’i bëjë këto vota. Në 11:30 do të jenë një sërë institucionesh të pavarura që do raportojnë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy