Olaf Scholz është sot në ditën e parë të punës si kancelari i Gjermanisë. Qeveria e tij ka për qëllim të përshpejtojë digjitalizimin, të bëjë ekonominë e gjelbër, të adresojë çështjen e çmimeve të papërballueshme të banimit, të heqë pagën minimale dhe të legalizojë marijuanën.
Në lidhje me programin e tij dhe mbi ndikimin që do të ketë ne Europë ndërrimi i kancelarit të Gjermanisë, i ftuar në studion e MCN TV ishte Emilio Çika, lektor në Universitetit Mesdhetar.
Vizitën e parashikuar në ditën e 4-të të punës si kancelar Gjerman, Çika e komenton si një shenjë se puna mes Francës dhe Gjermanisë do të dominojë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë lidhur me ndikimin që do të ketë kancelari i ri Gjerman në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Çika u shpreh se programi i qeverisë së re për qëndrimin ndaj BP nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Intervista e plotë:
-Z. Çika, fillimisht, një lexim të profilit të Scholz dhe të motos së tij në menaxhimin e krizave: “Ngrihu, vazhdo përpara dhe mos dysho kurrë për veten.”
-Sot është dita e parë dhe duhet të mësohemi që nuk kemi më Merkel, por do të kemi një ish-ministër të Financave të qeverisë që ajo ka pasur. Ai arrti të ndërtojë një koalicion mes 3 partive që dhe nuk iu lidhen shumë programet. Por megjithatë e arriti.
-Z. Çika, ne përmendem disa nga detyrat e para të qeverisë së tij. Por përtej tyre, si e mendoni tani rolin e Gjermanisë ne raport me Bashkimin Evropian?
-Është normale që takimi i parë do të jetë në Francë, sepse dyshja mes dy vendeve ka qenë gjithmonë e mirë. Duhet të pranojmë se kjo dyshe do të tregojë se do të dominojë BE.
-Ardhja e Scholz i jep fund epokës 16 vjeçare të Angela Merkel. Do të dobësohet procesi I integrimit të Ballkanit Perëndimor sipas jush?
-Ai është një kryeministër i ri që është socialdemokrat, dy partitë e tjera anojnë nga qendra e majtë. Në programin qeverisës ka disa elementë që janë të qendrës së majtë. Ulja e moshës së votimit në 16-vjec, legalizimi i marijuanës dhe qëndrime që kanë të bëjnë me ndërtimin e 400 shpive sociale dhe rritja e pagës minimale në 12 euro ora. Scholz do të përballet me sfida të rëndësishme.
Politika e Jashtme është e ndryshueshme, por nuk ndryshon çdo 4 vjeçare. Në këtë kontekst dhe programi qeverisës me qëndrimin e BP është politikë vazhdimësie ndaj vendeve që nuk janë integruar ende në BE. Pas dështimit të disahershëm të dy vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojë procesi i thyerjes së çifteve në integrim.
-Z. Çika edhe një pyetje të fundit mbi vizitën e Eskobar. Takimi I parë në PD, kërkohet angazhim në luftën ndaj korrupsionit. Çfarë mesazhi ka kjo vizitë sipas jush?
-Besoj se është një vizitë që vjen në një periudhë kohore të caktuar dhe jep një mesazh të caktuar. Nuk është rastësi që vjen dy ditë para Kuvendit të Berishës. Takimi i parë i tij ka qenë me Bashën, qartazi i jep një mbështetje. Forcat politike janë të bazuara në atë që është anëtarësia, këshu që zhvillimet që do të ndodhin janë shumë të rëndësishme si për PD dhe për sistemin politik të Shqipërisë.



