Bushati: Berisha dhe berishistët, e vetmja alternativë përballë këtij regjimi. Rama nuk rrëzohet me protestë (VIDEO)

Bushati: Berisha dhe berishistët, e vetmja alternativë përballë këtij regjimi. Rama nuk rrëzohet me protestë (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, protestën e djeshme të opozitës e sheh me pjesëmarrjen më të madhe që pas zgjedhjeve të fundit.

Që pas zgjedhjeve të fundit në pjesëmarrje kjo është protesta më e madhe e opozitës. Varet si do e shohësh, gjysmë gote bosh, a gjysmë gote plot.

Nëse do e masim në raport sa do e trondisë regjimin e Ramës, nuk ka dhënë ndonjë efekt të madh.

Se militantët e PD e kanë mbështetur erën e PD, mund të quhet sukses.

Unë e kam këndvështrim të tretë, si një protestë që ishte kundër mesazheve të sekretarit amerikan Blinken.

Ai tha se keni kryeministrin më të shkëlqyer, lider të denjë për udhëheqje, protesta tregoi se një pjesë e madhe e shqiptarëve, nuk bien dakord me mbështetjen që SHBA i bën regjimit të Tiranës.

E prisja më të vakët si protestë se sa më shumë instalohet regjimi, aq më të trembur janë njerëzit të dalin kundër tij.

Kisha një frikë se bashkimi mekanik i dy pjesëve të PD nuk do ishte aq i kollajshëm për tu përtypur nga militantët e PD.

Por në frikërat e mia nuk kisha të drejtë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Bushati deklaroi se kjo nuk ishte një protestë për bashkimin e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, por se ajo është një protestë e berishizmit.

Pavarësisht se mua mund të mos më pëlqejë, apo dikujt tjetër i duket absurde që edhe pas 30 vitesh një pjesë e elektoratin shqiptar e do Berishën, fakt është që një pjesë e madhe e atyre janë mbështetës të Berishës, një i burgosur politik.

Ajo është protestë e berishistëve, për fat të keq, duam apo s’duam ne Berisha dhe berishistët janë e vetmja alternativë përballë këtij regjimi.

Nuk e di nëse protestat nëse bëhen një herë në muaj do kenë aq pjesëmarrje sa e djeshmja, nuk besoj se opozita është aq e lirë sa të protestojë aq masivisht dhe paqësisht.

E vërteta nuk është se kjo është një protestë që mund ta trondisë regjimin e Ramës.

Shoqëria jonë nuk është në pikën ku Rama mund të rrëzohet me protestë.

Por regjimi i Ramës do ta asfiksojë dhe asgjësojë opozitën.

Protestat janë për mbijetesë, kundër një pushteti që do ta asgjësojë opozitën.

Në vijim pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërkurës, Bushati tha se Edi Rama është një njeri që harxhon një pjesë të madhe të kohës për të shkatërruar opozitën.

Mua më duket e ekzagjeruar kjo puna e ndezjes së motorëve, e vetmja gjë që unë do përligja fabulën është se Rama ka asgjësuar pluralizmin në këtë vend.

Partia Socialiste sot nuk rrezikohet nga opozita, sot rrezikohet nga që ka asgjësuar pluralizmin dhe njerëzit e saj nuk janë të motivuar që të hyjnë në një garë të vërtetë.

Ndoshta Rama përpiqet që të mobilizojë partinë e cila është atrofizuar nga që e di që nuk ka garë të vërtetë në këtë vend.

Sot nuk ka në Shqipëri njeri që mëdyshet që opozita të ketë mundësi që me zgjedhje të lira të mundë Edi Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy