Dhuna ndaj gazetarit Fundo, Topalli: Ky është një lajm shumë i keq

Dhuna ndaj gazetarit Fundo, Topalli: Ky është një lajm shumë i keq

Ish-kryetarja e Kuvendit, deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar sot për dhunimin e gazetarit Elvi Fundo. Topalli thotë se ky është një akt i rëndë dhe goditja ndaj njeriut të medias është një alarm.

Ajo i kërkon organeve përgjegjëse të hetojnë dhe të çojnë para ligjit ata që ngrenë dorë mbi njerëzit e medias.

“Media sot raporton për ushtrim dhune ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ky është një lajm shumë i keq. Ky është një akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm. Elvi Fundo ka përfunduar në spital, ku me sa duket do duhet të qëndrojë disa ditë. Goditja barbare ndaj njeriut të medias është alarm. I kërkoj organeve përgjegjëse të hetojë dhe të çojë para ligjit ata që guxojnë të ngrenë dorën mbi njerëzit e medias”, shkruan Topalli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy