Eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, e sheh me shqetësim nivelin e ulët të sigurisë që AKSHI ofron për ruajtjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Në studion e emisionit “MCN Economy”, Liçaj tha se shërbimet e AKSHI-t përdoren si nga sektori shtetëror, edhe nga ai privat, dhe kjo e bën të domosdoshme ruajtjen e të dhënave në mënyrë të sigurt.
Ne duhet të rrisim nivelin e sigurisë, përpara se të entuziazmohemi pas teknologjisë, pasi e ka rrezikun pas. Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, privati i përdor nëpërmjet një platforme online.
Ajo që shoh me skepticizëm është niveli i sigurisë në atë platformë. AKSHI ka rol kryesor se po punohet për kryerjen e pagesave nëpërmjet një platforme në e-Albania.
AKSHI është rregullator faktikisht i shërbimeve publike. Shërbimet që ofron AKSHI edhe sektori privat i përdor, nuk mund të themi që i përdor vetëm sektori shtetëror, pra privati apo qytetarët përdorin shërbimet publike nëpërmjet një platforme online. Pastaj ajo çka unë shoh me skepticizëm tek AKSH-i është çështja e sigurisë që ne folëm, niveli i sigurisë në atë lloj platforme duhet të jetë shumë i lartë. Sadoqë AKSH-i luan rol kalues që të jep vetëm informacion nëpërmjet të dhënave dhe çdo informacion kalon tek qytetarët.



