Pas takimit me shefen e diplomacisë Evropiane, Frederica Mogherini, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nuk ka kthim mbrapa, por krijimin për kushte të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
"Pata rastin ta njoh me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, për paratë e drogës, mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i dështimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dështimi për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore. Duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut", deklaroi Basha.
Sipas kreut demokrat, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë, ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se me krimin në pushtet dhe me paratë e drogës. është një pacient me kancer që ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike.
Basha u pyet edhe për seancën e jashtëzakonëshme të së hënës ku është thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
"Nuk ka Parlament tjetër përveç sheshit të lirisë", tha kryeopozitari duke paralajmëruar kështu mungesën e tyre seancën e së hënës që do të diskutohet për vettingun.



