Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.5 ballë janë shënuar pasditen e sotme në Detin Adriatik.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet janë regjistruar në orën 16:37, 63 kilometra nga Vieste në Provincën e Foggia-s në Itali.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ishte vendosur në një thellësi prej 5 km, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci.



