Deklaratat e Berishës nga SPAK, Çipa: Gjuhë diversioni për të provokuar palën tjetër (VIDEO)

Deklaratat e Berishës nga SPAK, Çipa: Gjuhë diversioni për të provokuar palën tjetër (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha në studion e MCN Live deklaratat e Berishës për Taulant Ballën nga SPAK janë një provokim që ai i bën palës tjetër.

Është gjuha e diversionit, e njohur në metodologjinë politike të Berishës. E ka tendencën për të bërë diversion brenda pala tjetër. Operon me këto idetë, përgjimet.

Gjuha që flet për dosjet ndaj Ballës, apo për hetimet është gjuhë provokimi që i bëhet palës tjetër politikisht dhe elektoralikisht.

Nga ana tjetër mendoj se është dhe me një logjikë, në këtë periudhë, në këtë fushatë për herë të parë, faktori i veprimit juridik të SPAK mbi eksponentët politik të dy palëve është shndërruar në vektor politik, pse jo dhe me kontekst të drejtpërdrejt elektoral. Hamendësimi publik që janë shumë dosje në SPAK, dyshimet e rishprehura për hetime janë pjesë e kësaj logjike.

I pyetur për parashikimet e Ramës për 1 milion vota, Çipa tha:

Të pretendosh 1 milion vota kur këtu kanë mbetur 1 milion e 900 mijë banorë është çështje që ha diskutim. Duket që flet me gjuhën e rivalitetit propagandistik dhe jo për arsye të matricës reale në marrëdhënie me elektoratin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy