
I pari nga kandiatët për kryetar bashkie që ka votuar mëngjesin e sotëm është kandidati i BF, Belind Këlliçi, i cili sapo votoi në shkollën “Dora d’Istria” në Tiranë.
Pas kutisë së votimit, në një komunikim për qyetetarët, Këlliçi u shpreh se sot është një ditë e madhe, dita ku keni në dorë fatet e qytetit.
Kandidati nga koalicionin “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar i shoqëruar nga nëna e tij në shkollën “Dora d’Istria”.
Sapo kreva detyrën time si qytetar. I ftoj të gjithë të kryejnë detyrën të gjithë të rinjtë, të gjithë ata që i kam takuar Sot është dita e madhe, është dita ku keni në dorë fatet e këtij qyteti. Kam një apel për rininë për naçut e Tiranës, për të gjithë ata që mendojnë se e kanë më të lehtë ikjen I them jo, hajdeni votoni
Për të gjitha shpresat që janë shuar në këto vite, dilni dhe votoni. Askush nuk ua kontrollon votën. Shkoni në dhomat e fshehta, votoni për 4 vitet e ardhshme.
Procesi po shkon normalisht. Dilni votoni. Sot është dita e ndryshimit!
Askush nuk iu kontrollon dot votën, as Belind Këlliçi dhe as Erion Veliaj.
Tashmë do shkoj në selinë qendrore të PD-së, deri tani procesi po shkon normalisht. Sot është ditë feste për gjithë ata që më kanë thënë kur po vjen dita e ndryshimit



