Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë që “të ndërpresë menjëherë operacionin ushtarak të nisur më 24 shkurt, në territorin e Ukrainës”.
Kështu deklaroi kreu i Gjykata e lartë të OKB-së, Joan Donoghue, pas kërkesës së Kievit, për të ndërprerë operacionin.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha të mërkurën se është “thellësisht e shqetësuar” për përdorimin e forcës nga Rusia në Ukrainë.
Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që filloi më 24 shkurt në territorin e Ukrainës, në pritje të vendimit përfundimtar për këtë çështje. Gjykata është plotësisht e vetëdijshme për shtrirjen e tragjedisë njerëzore që po ndodh në Ukrainë. Përdorimi i forcës nga Federata Ruse në Ukrainë, ngre çështje shumë serioze të së drejtës ndërkombëtare.
Kievi paraqiti një çështje urgjente në GJND më 27 shkurt, duke deklaruar se Rusia e kishte justifikuar në mënyrë të paligjshme luftën e saj, me anë të pretendimeve të rreme për gjenocid në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës.



