Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për MCN, tha se zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u zhvilluan në mënyrën më të qetë të deritanishme, duke i cilësuar si një proces normal pa incidente serioze.
Spahiu tha se ndonëse kontrolli direkt i Beogradit ka përfunduar, fitorja e Listës Serbe në veri vetëm sa “legjitimon” ndikimin e Serbisë në këto institucione lokale.
Intervista e plotë:
-Z. Spahiu çfarë sollën këto zgjedhje lokale?
Çdo palë zgjedhje kanë qenë në një stad më të lartë dhe pa telashe në procesin zgjedhor. Krahasuar me vitet e mëparshme kur ka patur incidente, këto mund të quhen proces normal. Hë për hë fituesi i këtyre zgjedhjeve është lista serbe.
-Kemi një seri balotazhesh. Çfarë e provokon këtë rivalitet të madh?
Komunat e mëdha siç është Mitrovica, Prizreni, Peja, Gjakova, janë fushëbetejat më të rëndësishme dhe kanë një vend strategjik që mund të synojnë pushtetin në nivel kombëtarë. Për LDK e rëndësishme Prishtina dhe Peja, për AK Gjakova dhe nga këndvështrimi i Vetëvendosjes është nga Mitrovica, Gjakova, Peja dhe Prishtina.
-Serbët rikthehen në komunat e veriut. Në cilat terma mendoni se do të riqeverisin dhe sa ndikim praktik ka sot Beogradi?
Beogradi që nga përfundimi i luftës ka ende ndikim, kontrolli direkt i veriut të Kosovës tashmë ka përfunduar. Edhe pas fitimit të listës serbe nuk mund të kthehen të menaxhohet nga ..thjesht fitorja e listës serbe në këto komuna vetëm sa legjitimon kontrollin e Serbisë në këto institucione.
-Ka zëra që e shohin zgjedhjen e Rashiç si antikushtetuese? Mund të rikthehet kjo çështje në formën e një krize të re?
GjK e ka dhënë vendimin e vetë. Ata që kanë dhënë mendime janë thjesht një luftë hibride ndaj Kosovës dhe nuk duhet të merren seriozisht.



