Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e nisi fjalën e tij në protestë duke uruar mirëmbrëma për të gjithë dhe në mënyrë të veçantë për “liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha”, siç e quajti ai aleatin e vjetër.
Sot tradhtori e ndjek këtë miting të fitores, nga charteri luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë, sipas firmave të hedhur nga vetë ai.
Duke iu drejtuar qytetarëve, ai tha se janë ata që e mbajnë vendin në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta.
Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithçka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani.
Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja.
Rilindja që ka vetëm një axhendë: Vidh – Shpopullo- Shkombëtarizo. Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për ryshfet.
Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë.
Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve.
Meta shtoi se Edi Rama premtoi luftë kundër varfërisë, por sot 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë.
Sipas tij, për të varfërit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin.
Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kërkon të bëjë ‘amnistinë fiskale’ për të pastruar lekët e saj.
Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro. Arsimi është pasqyra e vërtetë asgjësuese, për të kuptuar se sa e urren ‘Rilindja’ dijen dhe kulturën.
Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik. Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë:
Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin! Ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me Chartëra i vlejnë dhjetëra milionë euro.
Meta deklaroi se prej kohësh Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme dhe se akti më i fundit nuk kurseu as profesionet e lira.
Përfitimi vjetor nga kjo taksë e re e shtuar për profesionistët e lirë është vetëm 17 milionë, ose sa vlera e 700 metrave rrugë të re, sipas standardeve të Rilindjes.
Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetarët të paguajnë borxhe miliarda euro që vetëm janë vjedhur dhe nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë dhe mjerimit.
Të gjithë peshën e krizës, Qeveria ia ka faturuar popullit përmes mosrritjes së pagave dhe pensioneve, përmes taksave të reja shtesë.



