Ditët e ftohta të javës së shkuar shënuan temperaturat më të ulëta të regjistruara në vend prej vitesh.
Sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik në datën 11 janar termometri ka shënuar -29 gradë celsius në fshatin Shtyllë të Librazhdit, ndërsa ngrica përfshiu të gjithë vendin.
Temperaturat disa gradë nën zero që përfshinë vendin tonë u raportuan edhe në mediat ndërkombëtare./ ATSH /



