Reperi kanadez Drake ka zbuluar se është blerësi i unazës që dikur i përkiste legjendës së repit, Tupac Shakur. Drake e bleu unazën të stolisur me një kurorë një milion dollarë në ankand. Artisti postoi në Instagram, një foto të dorës së tij në të cilën mbante me xhevahirin e famshëm, të dizajnuar nga vetë 2Pac. Unaza kushtoi 1.016 milionë dollarë, përfshirë tarifat dhe komisionin, në ankandin e organizuar nga Sotheby’s . Shuma ishte më shumë se trefishi i vlerësimit fillestar prej 200,000 deri në 300,000 dollarë.



