Hetimet disa mujore zbulojnë rrjetin e kultivimit të kanabisit në Krujë, 5 të arrestuar dhe dy në kërkim

Hetimet disa mujore zbulojnë rrjetin e kultivimit të kanabisit në Krujë, 5 të arrestuar dhe dy në kërkim

Policia e Krujës njofton finalizimin e një megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, duke vënë në pranga pesë persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Si rezultat i finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, si dhe u evidentuan dhe asgjësuan gjatë periudhës hetimore, 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara, si dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga dy vëllezërit A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç, si dhe S. X., 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç vëllai i shtetasit të arrestuar S. X., dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se pesë të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore.

Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasve M. X., dhe B. A., ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy