Dy udhëtarët rezultojnë pozitivë me COVID, autobusi kthehet pas në Shqipëri

Dy udhëtarët rezultojnë pozitivë me COVID, autobusi kthehet pas në Shqipëri

Një autobus me rreth 50 shtetas shqiptarë që udhëtonin në drejtim të Greqisë nga pika kufitare Kakavijë, është kthyer pas gjatë ditës së sotme. Kjo si pasojë, sepse dy udhëtarë në këtë autobus kanë rezultuar pozitiv me COVID, pas testit të shpejtë të kryer në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Udhëtarët mbanin në duar testet PCR të kryer në një laborator privat në Shqipëri ku rezultonin se ishin negativ, por në doganë nga kryerja e testit të shpejtë rezultuan pozitiv.

Vendimi nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët e tjerë, të cilët janë shprehur se kanë firmosur kontratat e punës në shtetin grek. Po ashtu, ata janë shprehur në media se testet e shpejta që kryhen në kufi janë vetëm mashtrime.

Testet e shpejta janë mashtrime për të ndaluar punëtorët sezonal nga Shqipëria për në Greqi”, janë shprehur ata. Deri dje, qytetarët që rezultonin pozitiv nga testet e shpejta detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë, ndërsa nga sot (7 dhjetor) ato nuk do të lejohen të kalojnë, por do të kthehen pas, siç ndodhi me autobusin. Kjo masë u bë e ditur ditën e djeshme nga ana e autoriteteve greke dhe qytetarët në doganë thanë se ishin informuar mbi masat e reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy