Fryrja e barkut shpesh është problem edhe për njerëzit që kanë peshën ideale. Po nutricionistët kanë disa këshilla rreth ushqimeve që duhen konsumuar në mbrëmje, në mënyrë që në mëngjes të zgjoheni me barkun e sheshtë.
Spec djegës
Konsumi i specit djegës në vaktin e fundit dhe enzima e tij aktive, kapsaicina, do të reduktojë gazin në zorrë, do të përshpejtojë procesin e tretjes dhe do të reduktojë fryrjen duke vrarë bakteret që shkaktojnë këtë shqetësim.
Kos
Kosi është i pasur në probiotikë dhe baktere të mira që ndihmojnë sistemin gastrointestinal për të përthithur maksimalisht vlerat ushqyese.
Xhinxheri
Është gjithashtu një erëz me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që ndihmon trupin të shpërbëjë proteinat. Pirja e një filxhan çaji me xhinxher përpara gjumit mund të relaksojë muskujt duke shmangur gazrat dhe fryrjen.
Banania
Përmban kalium, minerali që “sheshon” barkun. Nëse e konsumoni pa e shoqëruar me asgjë, në mëngjes do të zgjoheni me barkun e sheshtë.



