Kalemaj: Uashingtoni dhe Brukseli të unifikuar për planin frako-gjerman si udhërrëfyes i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kalemaj: Uashingtoni dhe Brukseli të unifikuar për planin frako-gjerman si udhërrëfyes i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Politologu Ilir Kalemaj, mbërritjen e diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, për të vendosur ura komunikimi mes Kosovës dhe Serbisë e shpjegon me një unanimitet mes Uashingtonit dhe Brukselit që sipas tij, janë të linjëzuar se i ashtuquajturi plan franko-gjerman, është dhe udhërrëfyesi për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Mes 5 diplomatëve janë edhe dy ideatorët e planit franko-gjerman. Shkuan me një draft asosacioni të përgatitur nga ata, i cili është me interes për të ditur se çfarë përmban.

Është një draft më afër atij të Ramës? Më afër një drafti të një Ojf-je gjermane të para pak kohëve, apo atij të ofruar nga Serbia?

Ajo që është thënë publikisht është se drafti është në përputhje me  Kushtetutën e Kosovës, një draft që nuk realizon republikën SRPSKA brenda Kosovës.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Kalemaj deklaroi se para dhe pas Banjskës situata nuk është e njëjtë, pasi ka një situatë rreziku eminent në Veri të Kosovës.

Ndaj u shtuan 500 trupa nga KFOR. Lajm i mirë është se është një gjeneral turk që kryeson KFOR-in për momentin dhe janë mbi 48 baza të Serbisë që vënë në rrezik sovranitetin e Kosovës.

Nevojitet të kemi sa më shpejt një draft marrëveshje e cila duhet të dakordësohet nga Prishtina dhe Beogradi.

Pritet të ketë liberalizim vizash, por ishte premtuar shumë më parë. Por zhvillime të reja nuk kemi për njohjen e Kosovës.

Kosova po bën regres në numrin e njohjeve dhe nuk ka bërë asnjë progres në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

I pyetur për hezitim të ndërkombëtarëve për të sanksionuar Serbinë, Kalemaj tha se duan ta tërheqin në orbitën e tyre dhe nuk duan të mbajnë qëndrimin që kanë mbajtur deri tani.

Serbia është i vetmi shtet europian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka lejuar mbi 300 diplomatë rusë të përjashtuar për tu rialokuar në ambasadën e Rusisë në Beograd, po blen armë ofensive nga Rusia dhe Kina.

Të gjitha këto janë të papërputhshme nga vlerat europiane, por ka pasur hezitim se mund të rrëshqasë nga ana ruse.

Kjo frikë e faktorit perëndimor e ka bërë që të hezitohet ndaj Serbisë.

Sa i takon rezolutës së parlamentit shqiptar për Kosovën, Kalemaj u shpreh se nuk kishte ndonjë vlerë dhe u parapri nga një debat politik.

Ishin tre paragrafë të thatë që nuk tha ndonjë gjë. Politika e jashtme e Shqipërisë është personalizuar.

Shqipëria nuk ka ministër të Jashtëm prej tre mandatesh, është vetë Edi Rama.

I fundit ministër ka qenë Ditmir Bushati, në një pjesë të mandatit të tij. Rama nuk ka pyetur për ministër të Jashtëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy