
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur për herë të parë që pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e cilësoi Korenë si sponsor i terrorizmit.
Diktatori komunist inspektoi kompleksin Sungri Motor, një strategji kjo për të nxjerrë në pah ekonominë e shtetit komunist.
Kjo është dalja e parë publike e Kim Jong Un, pas hamendësimeve për gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Forcat e errëta po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të bllokuar përparimin e Koresë së Veriut dhe punëtorëve të saj që punojnë për një mrekulli të re që po ngrihet para syve të botës”, citohet ai nga media shtetërore.
Presidenti Trump ka paralajmëruar sanksione ndaj Koresë së Veriut, pasi e shtoi emrin e kësaj të fundit në listën e zezë të terrorist, në të cilën janë Irani dhe Siria.



