BKH në zyrat e Samir Manes/ Bregu: Në dosje përmendet emri i tij nga dy të dyshuar, por nuk ka prova për një veprim të drejtpërdrejtë

BKH në zyrat e Samir Manes/ Bregu: Në dosje përmendet emri i tij nga dy të dyshuar, por nuk ka prova për një veprim të drejtpërdrejtë

Kontrollet e kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në zyrat e biznesmenit Samir Mane lidhen me hetimet e SPAK për dyshime mbi pastrimin e parave dhe aktivitetin e grupeve kriminale të drejtuara nga persona të dyshuar si Ilir Shtufi dhe Artur Koçeku.

 

Duke komentuar zhvillimet, gazetari Sokol Bregu tha se, sipas materialeve hetimore që ai ka shqyrtuar, emri i Samir Manes përmendet në dosje në biseda mes personave të dyshuar, por deri tani nuk rezulton ndonjë veprim i drejtpërdrejtë i biznesmenit që ta lidhë atë me aktivitetin kriminal të hetuar.

 

Dosja që kam lexuar me imtësi përmban diskutime mes personave të dyshuar, ku përmendet edhe emri i presidentit të Balfin Group. 

Megjithatë, vetëm përmendja e emrit nuk e lidh automatikisht atë me veprat penale që po hetohen. 

 

Fakti që SPAK ka vijuar verifikimet dhe ka autorizuar kontrolle tregon se çdo informacion i dalë nga dosja po i nënshtrohet hetimit, pa përjashtuar askënd nga verifikimet.

 

SPAK është i detyruar të kontrollojë çdo të dhënë që del nga hetimi. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm dhe se çdo emër i përmendur në një procedim mund të bëhet objekt verifikimi. 

 

 

Bregu theksoi se deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga SPAK që të konfirmojë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë të Samir Manes me grupet kriminale nën hetim, ndaj sipas tij është herët për të nxjerrë përfundime.

 

Dosja ka 240 faqe dhe emri i Samir Manes përmendet vetëm në 2-3 radhë. 

 Ajo që duhet të sqarohet është nëse këto referenca përbëjnë prova konkrete apo thjesht diskutime mes personave të akuzuar. 

 

Deri tani nuk rezulton ndonjë takim apo veprim i drejtpërdrejtë i zotit Mane i dokumentuar në dosje. 

Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa pritet që ditët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi rolin e personave të përfshirë në këtë procedim penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy