Kompania çon punonjësit me pushime në Karaibe: Ata janë kapitali i vërtetë

Kompania çon punonjësit me pushime në Karaibe: Ata janë kapitali i vërtetë

Një kompani në Rimini të Italisë i ka shpërblyer 27 punonjësit e saj me një javë pushime në Karaibe. Pothuajse të gjithë me familje, punonjësit e “Lasersoft” do të festojnë pas 4 janarit në plazhet e bukura të Karaibeve.

Në fakt, kompania ka arsye të festojë. Në vitin e 30-të të punës, ajo është lider në sektorin e programeve kompjuterike për hotelet, restorantet, baret, dyqanet dhe aktivitete të tjera tregtare.

“Pa punën tuaj, nuk do t’ia kishim dalë të zgjeronim biznesin. Ata janë kapitali ynë i vërtetë”, i kanë thënë dy drejtuesit, Antonio Piolanti e Marco Pesaresi, portalit lokal “Il Resto del Carlino”.

“Shumë punojnë sikur të ishte kompania e tyre, me impenjim dhe disponibilitet që shkon përtej pritshmërive. Nuk u tremben orëve jashtë orarit dhe as thirrjes së drejtuesve në raste urgjence”, thonë ata.

Kompania i ka njoftuar punonjësit se shpenzimet e familjarëve duhet t’i mbulojnë vetë.

Fatura në total për 1 javë pushime në Karaibe arrin në 2.5 milionë euro.

Por ky nuk është udhëtimi i parë i punonjësve me shpenzimet e kompanisë. Në vitin 2008, ata festuan në Dubai.

Atëherë ishin më pak në numër dhe këtu vlen të thuhet edhe diçka tjetër. Kompania nuk punëson më shumë se 2 persona në vit dhe përzgjedhja e kandidatëve është shumë e kujdesshme. / Corriere della Sera /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy