Një grua e tronditur nga zbulimi i tradhtisë së të shoqit ka marrë një vendim drastik. Në një çast zemërimi menjëherë pasi mësoi se burri e tradhtonte, 30-vjeçarja kolumbiane Sandra Milena Almeida hëngri plot 7 mijë dollarë që i kishte kursyer për pushime në çift.
Ajo i ka kapërdirë paratë në zemërim e sipër dhe kjo ka bërë që një ditë më pas të përfundojë në spital me dhimbje të forta në zonën abdominale.
Fillimisht, ajo nuk ka thënë se cili mund të ishte shkaku i dhimbjeve, por ekzaminimet kanë treguar se në barkun e saj kishte diçka që nuk shkonte.
Fatmirësisht, ndërhyrja e mjekëve i ka shpëtuar jetën, por edhe pjesën më të madhe të parave. 5700 dollarë prej tyre ishin sërish të poërdorshme pasi iu nxorën nga barku.
Doktori që kreu dy operacionet tha se fillimisht kishte menduar se në stomakun e gruas kishte qeska me drogë. “Shpëtuam pjesën më të madhe të parave, por një pjesë ishte dëmtuar nga lëngjet gastrike”, tha ai.



