KAS rinumëron sot votat në 108 kuti në qarkun e Durrësit

KAS rinumëron sot votat në 108 kuti në qarkun e Durrësit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, (KAS) në mbledhjen e sotme do të rinumërojë 108 kuti në qarkun e Durrësit, pas pranimit të kërkesës së LSI për rinumërim të votave.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, ku për të marrë mandatin që pretendon në Durrës, LSI-së i duhen 136 vota shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që KAS ka rinumëruar votat e 25 prillit. Më herët, me kërkesë po të LSI-së, u hapën 114 kuti në qarkun e Beratit dhe ajo që u vu re ishte se nga rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë, LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.

KAS ka vendosur gjithashtu të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër, teksa pritet shqyrtimi i ankimimeve të tjera të bëra nga këto forca politike.

Këto vendime, PD dhe LSI i kanë quajtur me prapavijë politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy