Akuzat e themeluesit të "WikiLeaks": Soros dhe USAID krijuan ‘Panama Papers’ për të sulmuar Putin

Akuzat e themeluesit të "WikiLeaks": Soros dhe USAID krijuan ‘Panama Papers’ për të sulmuar Putin

Themeluesi i “WikiLeaks” Julian Assange, ka hedhur akuza të forta ndaj George Soros dhe USAID, duke i akuzuar se kanë financuar mediat kryesore të skandalit “Panama Papers”, si pjesë e një fushate të gjerë negative propagandistike kundër Rusisë.

Assange i cili ndodhet i strehuar prej disa kohësh në ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe theksoi se faktet e publikuara në skandalin e ashtuquajtur Panama Papers, ishin përshtatur të gjitha në lidhje me Putin, nga “idiotët e zakonshëm të klasës sunduese të shtypit”.

Assange u është përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të rrjetit social Reddit dhe deklaroi se Putin ishte ‘shtylla kryesore e tregimit’ më tepër se shumë figura të tjera perëndimore të cilët janë implikuar, ku Assange përmend ish-kryeministrin britanik David Cameron, si pjesë e një përpjekjeje të financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar( USAID) dhe Soros.

 “Ky nuk është model integriteti,” tha Assange duke shtuar se Panama Papers është financuar nga një qeveri për të sulmuar një qeveri tjetër, ndërsa WikiLeaks është themeluar nga lexuesit e tij.

Assange ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për humbjen e një videoje që kishte prova nga krimet e luftës të kryera nga SHBA në Granai të Afganistanit në vitin 2009, të cilat ai thotë se janë vjedhur nga një operacion i inteligjencës suedeze në vitin 2010.

 Ndërsa sa i përket dokumenteve të Snowden, Assange tha se më shumë se 97 % e tyre janë censuruar nga organizatat e medieve të cilat i kanë privatizuar  materialet dhe kufizuar ato.

Në megaskandalin “Panama Papers”, një raport i gazetarëve investigativë ku shfaqej korrupsioni në dhjetëra vende të botës duke përfshirë edhe liderë botërorë, u përfol edhe Shqipëria. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy