Dëbimi i ambasadorit iranian, reagon Teherani: I papranueshëm vendimi i Shqipërisë

Dëbimi i ambasadorit iranian, reagon Teherani: I papranueshëm vendimi i Shqipërisë

Shqipëria nuk ka asnjë ambasadë ose zyrë diplomatike në Iran, por Irani ka dorëzuar në Tiranë notë protestën në kryeqytein shqiptar, mbi masat e papranueshme të marra nga vendi.

ky ishte reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjatë një deklarate për mediat shtunën.

"Ne kishim protestën tonë të dorëzuar në Shqipëri të enjten, por vendi nuk ka asnjë ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, kështu që nuk mund të thërrisnim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo dëbuar atë", tha Bahram Qasemi. 

Qasemi shtoi, ne treguam protestën tonë të ashpër përmes kanaleve të tjera, raporton IRNA

Ai tha se Irani hapi ambasadën e saj në Tiranë rreth 30 vjet më parë, por për shkak të problemeve të rënda ekonomike Shqipëria nuk mund të hapte një ambasadë në Teheran. 

Qasemi shtoi se të enjten, nën presionin e qeverisë së SHBA-së dhe shërbimit të inteligjencës së Sionistëve dhe me bashkëpunimin me disa grupe terroriste anti-iraniane, Tirana dëboi dy diplomatë iranianë.

Vendimi i Tiranës ishte 'i papranueshëm' dhe 'i dënuar', tha ai, 'Ky veprim është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm për të sabotuar Europën dhe marrëdhëniet e Iranit në epokën aktuale kritike'. 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha të mërkurën se kishte dëbuar dy diplomatë iranianë të dyshuar për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit”.

Irani e dënoi masën, duke thënë se vendi ballkanik ra pre e një skenari të fabrikuar nga SHBA dhe Izraeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy