Mbledhja e radhës ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë më 14 qershor në Gjakovë

Mbledhja e radhës ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë më 14 qershor në Gjakovë

Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet më 14 qershor, në Gjakovë.

Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij/saj, nga kabineti tjetër qeveritar.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

Më pas ata do të kenë dhe një konferencë të përbashkët.

Kjo datë përkon edhe me çlirimin e qytetit të Gjakovës dhe përkujtohet çdo vit, për të nderuar kujtimin e dëshmorëve, të cilët dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në mbledhjen e nëntë të të dy qeverive në Gjakovë priten sërish të diskutohet pika e ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, e cila do të përfshijë edhe projektin e Portit të Thatë të Prishtinës, i cili do të mundet të shfrytëzojë benefitet e të pasurit një dalje detare, pavarësisht se nuk ka vijë bregdetare.

Kosova dhe Shqipëria, e kanë nisur traditën e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta që në janar 2014.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy