Tronditëse, 17-vjeçarja gjendet e pajetë në tualetin e shkollës në Fier (VIDEO)

Tronditëse, 17-vjeçarja gjendet e pajetë në tualetin e shkollës në Fier (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Fierit.

Një adoleshente është gjetur e pajetë në tualetin e shkollës profesionale në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve të para mësohet se viktima është e reja me inicialet A. R, 17 vjeçe e cila studionte për dizanj.

Policia thotë se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur nga ndonjë helmim ose problem shëndetësor. 

 “Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”. Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë. Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital. Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup”, sqaron policia e Fierit. 

Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje. Shkolla profesionale  shërben si qender sociale ku aplikohen mesime për profesione  si mekanik elektricist, sekretare etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy