Sulmet ruse ndaj Ukrainës/ Kalemaj: Një popull që lufton për sovranitet dhe liri është gjithmonë fitimtar (VIDEO)

Sulmet ruse ndaj Ukrainës/ Kalemaj: Një popull që lufton për sovranitet dhe liri është gjithmonë fitimtar (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar sot lidhur me sulmet e nisura mëngjesin e kësaj të enjte të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai tha se ky ishte një sulm i paralajmëruar, ndërsa theksoi se një popull që lufton për sovranitet dhe liri është gjithmonë fitimtar.

Kalemaj u shpreh më tej se Rusia nuk mund ta kontrollojë dot Ukrainën prandaj sipas tij ka për të qenë një bast fatal për Rusinë.

Ishte një sulm i paralajmëruar. NATO, SHBA kishin folur, që tregonin  qartësi ato trupa që nuk ishin aty për turizëm por për demonstrim force, presion diplomatik për të arritur çështjet që ata kërkonin. Por çfarë kërkon Rusia dhe çfarë Putin? Të shpëtojmë nga genocidi thonë ata, por më vonë vetë Putin meqë ka në dorë dhe politikën e jashtme tha se ne duam të shpëtojmë nga zgjerimi i Natos nuk duan që Ukraina të bashkohet me të. Por Rusia nuk mund ta kontrollojë dot Ukrainën, kështu që është një bast i pamudnur dhe ka për të qenë fatal për Rusinë. Por mund të them se ajo që po ndodh është e kundërta e asaj që kishte pritshmëri Kremlini që synonte një përçarje të Natos dhe jo vetëm, ai në fakt po bën të kundërtin po unifikon vendet e botës dhe NATOS. BE sot në deklaratë dhe jo vetëm ka shprehur një qëndrim të fortë dhe të bindur për të gjitha vendet anëtare të BE që duhet patjetër të jenë në një linjë me Brukselin zyrtar.

I pyetur se çfarë zhvillimesh kemi aktualisht pas sulmeve të para, Kalemaj tha se përveç seksioneve si ato bankare, ekonomike, kemi dhe trupa amerikane të vendosura në Poloni përveç atyre të Natos.

Përveç seksioneve të përmendura dje bankare, ekonomike, vetë traktateve ushtarake që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, ne kemi një reagim ndërkohë që po ndodh, kemi trupa amerikane në Poloni përveç Natos. Kemi të njëjtën gjë me vendet baltike, me Rumaninë në njëfarë mënyre janë kërcënuese për Rusinë.  Deklaratat e Ukrainës vetë ishin mjaft të qarta se nuk do i kthenin shpinën armikut por do i qëndrojnë sulmeve përballë. Ukraina i ka shkaktuar humbje ushtrisë ruse në kufij. Ukraina është e rrethuar me vendet anëtare të BE, ka nënshkruar me furnizime për arsenal ushtarak, flota dhe përpos faktit që ka krijuar batalione me vullnetarë që kanë shkuar të luftojnë përkrah Ukrainës për sovranitet dhe liri dhe kur një vend lufton për sovranitet del gjithmonë fitimtar. Kjo është një krizë demografike ndaj një lufte të pajustifikuar ndaj dhe BE ka atë lloj reagimi të ashpër. Kur flasim për luftëra në kohë moderne, kryhen përmes teknologjisë dhe natyrisht janë lufta me kosto të mëdha njerëzore dhe ato mund të jenë në civil dhe jo vetëm ushtarake. Prandaj mbledhja theksi vihej te frenimi për të siguruar paqen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy