Refuzimi i Veliajt në gjykatë/ Teodoresku: Me të drejtë ka kërkuar dosjet edhe nga avokatët e tjerë, më revokoi edhe mua (VIDEO)

Refuzimi i Veliajt në gjykatë/ Teodoresku: Me të drejtë ka kërkuar dosjet edhe nga avokatët e tjerë, më revokoi edhe mua (VIDEO)

Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”. I pranishëm në sallë ishte edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një moment braktisi seancën.

Gjatë shqyrtimit, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata, Valentina Teodoresku, kërkoi sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk kishte pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve procedurale dhe as për t’u takuar mjaftueshëm me të mbrojturin.

Në një prononcim për edicionin e lajmeve në MCN TV, Teodoresku deklaroi se për shkak se Veliajt nuk iu vunë në dispozicion aktet e plota të dosjes, ai vendosi ta revokonte edhe atë si avokate.

Që prej datës 12 dhjetor, kur më caktuan nga gjykata pasi Erion Veliaj kishte revokuar avokatin e tij, unë mora dosjen dhe e kam lexuar fletë për fletë. Megjithatë, për shkak të volumit të madh të materialeve dhe mungesës së një mjeti elektronik pune, nuk arrita ta përfundoja shqyrtimin në kohë. 

Kam kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur plotësisht me aktet dhe për të komunikuar me të pandehurin mbi strategjinë mbrojtëse, pasi pa këtë nuk mund të paraqiste konkluzione para gjykatës.

Teodoresku theksoi se Veliaj kishte kërkuar aktet hetimore edhe nga avokatë të tjerë dhe i kishte revokuar ata pikërisht për këtë arsye.

Ai i ka kërkuar dosjet edhe avokatëve të tjerë dhe i ka revokuar, sepse nuk po arrinte t’i merrte. 

Kjo është një e drejtë legjitime penale. Edhe dje kërkuam që seanca të shtyhej dhe që t’i vihej në dispozicion një laptop i thjeshtë për të punuar vetëm me energji, por kërkesa nuk u pranua. 

Pas largimit të Veliajt nga salla e gjyqit, nuk kisha më çfarë të shtoja, pasi procesi është i të pandehurit dhe se çdo vendim për mbrojtjen i takon atij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy