Lufta kundër Hamasit mund të vazhdojë deri në vitin 2025.
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me një grup kryebashkiakësh.
Të paktën 13 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga bombardimet ajrore dhe artilerie izraelite mbrëmë në qytetin Khan Yunis në Rripin e Gazës.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Bombardimet goditën ndërtesat e banimit në tre lagje, si dhe në afërsi të spitaleve Nasser dhe Al-Amal.
Që nga 7 tetori, të paktën 24,285 njerëz janë vrarë nga ofensiva e Izraelit, sipas të njëjtit burim.



