Sejamini: Opozita humbet kohë dhe energji në organizim protestash në vend se të merret me përgatitje të zgjedhjeve

Sejamini: Opozita humbet kohë dhe energji në organizim protestash në vend se të merret me përgatitje të zgjedhjeve

Organizimi i protestës së opozitës,  për analistin Neritan Sejamini, është humbje kohe dhe energji në momentin që gjendet ajo.

Në studion e “Të pa ekspozuarit”, Sejamini, vlerëson se ata duhet të mobilizohen në organizim të përgatitjes se zgjedhjeve sesa të merren me mbushje të shesheve.

Unë mendoj se protestat janë humbje kohe dhe energjie për PD-në.

Të gjithë mobilizohen për të organizuar protestë dhe pastaj heshtin dhe pastaj bëjnë një protestë tjetër.

Zgjedhjet dhe politikanë janë pragmantiste. Opozita gëzohet sa njerëz mblodhëm, sikur është arritje. A shto kjo ndonjë votë? A është hap përpara? Ka një realitet alarmant për opozitën. Ndërkohë që ju punoni të mbushni sheshin, Edi Rama ka dalë në terren për zgjedhje.

Opozita po i bën kurth vetëvetes. Qëllimi i vetëm i një partie politike është të fitojë zgjedhje, cdo minutë e harxhuar për këto protesta, është kohë e humbur kot. Një vit para zgjedhjeve opozita po humbet kohë dhe energji në gjëra që nuk shtojnë vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy