Vdes Princi Philip dy muaj para se të mbushte 100 vjeç! Deklarata e Mbretëreshës Elizabeth

Vdes Princi Philip dy muaj para se të mbushte 100 vjeç! Deklarata e Mbretëreshës Elizabeth

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Princi Philip, në Kështjellën Windsor, vetëm disa javë pasi u lirua nga një spital i Londrës dhe u ribashkua me bashkëshorten, Mbretëreshën Elizabeth.

Duka i Edinburgut, i cili kohët e fundit ishte trajtuar nga një problem në zemër dhe një infeksioni, vdiq të premten në mëngjes, vetëm dy muaj para ditëlindjes së tij të 100-të.

“Me dhimbje të thellë, Mbretëresha njofton vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur, Lartësisë së Tij, Duka i Edinburgh, Princ Philip. Shkëlqesia e tij i mbylli sytë paqësisht këtë mëngjes në Pallatin Mbretëror”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij", thuhet në deklaratën e Pallatit Buckingham.

Flamujt në Doëning Street u ulën në gjysmë shtizë pas njoftimit. Ministrat e qeverisë dhe politikanë të tjerë të lartë bënë homazhe në mediat sociale.

Duka i Edinburgut u përshkrua një herë nga Mbretëresha si "forca" e saj dhe ka qenë një prani e vazhdueshme pranë saj për më shumë se 70 vjet. Lindur në 1921, Philip shërbeu në Marinën Mbretërore dhe është bërë i njohur ndër vite për shakatë e tij.

Pasi u takua për herë të parë me Mbretëreshën, Elizabeth, nuk ‘ia hodhi kurrë sytë’ një gruaje tjetër. Duke lënë mënjanë ambiciet e tij të karrierës, ai provoi ndjenjën e tij të fortë të detyrës duke i shërbyer vendit përmes qindra angazhimeve çdo vit, duke refuzuar të ndalonte punën edhe në të 90-at.

Ai u bë mbrojtës ose president i 800 organizatave, themeloi Duka i Edinburgh Aëards në 1956-n dhe fitoi një vend në zemrat e kombit për batutat e mprehta. Ai lë pas katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe tetë stërnipa. Philip u largua nga jeta publike në gusht 2017, duke u tërhequr në moshën 96 vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy