Marinari australian dhe qeni i tij mbijetojnë dy muaj në det

Marinari australian dhe qeni i tij mbijetojnë dy muaj në det

Një marinar australian që mbijetoi dy muaj në Oqeanin Paqësor duke ngrënë peshk dhe duke pirë ujë shiu është "i qëndrueshëm dhe shumë mirë", thotë një mjek. Banori i Sidneit, Tim Shaddock, 51 vjeç, dhe qeni i tij Bella u larguan nga Meksika për në Polinezinë Franceze në prill, por varka e tyre u dëmtua nga një stuhi disa javë më vonë. Ata u shpëtuan nga një peshkarexhë këtë javë pasi një helikopter i vuri re. Shaddock nisi udhëtimin e tij prej më shumë se 6,000 km nga qyteti meksikan La Paz, por shpejt u bllokua pasi pajisjet elektronike të anijes së tij u ndërprenë nga moti i keq. Kur më në fund u gjetën në brigjet e Meksikës dy muaj më vonë, ai u shfaq i dobët dhe me mjekër të gjatë. “Kam kaluar një sprovë shumë të vështirë në det”, tha ai. “Kam nevojë vetëm për pushim dhe ushqim të mirë sepse kam kohë që jam vetëm në det, por nga ana tjetër jam shumë mirë me shëndet”, u shpreh ai. Shaddock tha se pajisjet e peshkimit e kishin ndihmuar të mbijetonte. Ai gjithashtu arriti të shmangë djegien nga dielli duke u strehuar nën tendën e varkës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy