Gjinishi: Elbasani është bërë si Palermo e viteve ‘80

Gjinishi: Elbasani është bërë si Palermo e viteve ‘80

Për kandidatin e LSI-së në Elbasan, Ermir Gjinishi, zona elektorale ku ai garon është një terren i vështirë për shkak të pranisë së bandave.

“Elbasani është bërë si Palermo e vitit 1980. Kryeprokurori nuk bën asgjë se ka vëllain kandidat të PS. Këta qytetarë që thonë Rama ik, sulmohen nga një bandë që ishte pas kryeministrit. Kur Rama parakalon në krah të kalasë, i ke pas të gjithë këta njerëz të rreshtuar. Banditë! Ky shtet nuk ka më asnjë sens. Ky popull ka aq forcë sa të përballet me banditët”, tha ai në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Gjinishi: Elbasani ka numrin më të madh të vdekjeve me Covid, Rama organizon panair

Kandidati i LSI-së për Elbasanin, Ermir Gjinishi, komentoi në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV ngjarjen e së dielës në këtë qytet.  Gjinishi u shpreh se më shumë se përplasje militiantësh, incidenti ishte përplasje a bandave me qytetarë të thjeshtë. Ai shtoi se takimi i kryeministrit është në shkelje të ligjit që ndalon tubimet.

“Nejemi në situatë pandemie. Elbasani ka numrin më të lartë të të vdekurve nga Covid, ndërkohë kryeministri vjen për të bërë panair. Ky njeri me këtë moskokëçarje po vret gjithë popullin. Ju keni parë si KM dhe bandat e tij gjobisin opozitën për takime me 70 vetë. Ai nxori gjithë Elbasanin në rrugë. A ka një ligj që ndalon tubimet? Bashkia kishte organizuar panair. Basha erdhi dhe u fut në hotel “Skampa”. Ai erdhi më pas me grupe kriminale. Pasi ndaloi Rama dhe bëri karshillëkun e vet, dolën banditët. Nuk ishte përplasje militantësh, ishte përplasje bandash me qytetarët”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy