
Mbi 100 milionë doza të vaksinës Covid-19 janë shpërndarë në të gjithë botën, më pak se dy muaj pas nisjes së fushatave të para, sipas një llogaritje nga agjencia France Presse bazuar në burime zyrtare.
Për të qenë të saktë 101,317,005 injeksione të vaksinës koronavirus u kryen në 77 vende apo territore.
Lidhur me vaksinimin kujtojmë këtu se qëllimi kombëtar i Izraelit është "të vaksinojë 90% të popullsisë me moshë rreth të 50-ave në 2 javët e ardhshme".
Kryeministri Benyamin Netanyahu tha në një konferencë shtypi se "77%" e kësaj kategorie të popullsisë tashmë janë imunizuar. Ne kemi miliona doza në dispozicion, vaksina - shtoi ai - është çelësi për të mposhtur covid-in".
Netanyahu më pas këmbënguli se fushata e vaksinimit në vazhdim do të lejojë që ekonomia izraelite të bëhet "me rritjen më të shpejtë në botë".
Nga java e ardhshme, bllokimi aktual i vaksinës mund të lehtësohet gradualisht.



