Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq ish-shefin e kufirit pas akuzave se bashkëpunoi në kalimin e 26 kilogramëve kanabis në Doganë.
Ish-shefi i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, Stiljan Pasho si dhe shtetasin me inicialet E.G., të akuzuar për “Trafikim të narkotikëve në bashkëpunim” janë dërguar për gjykim nga Prokuroria.
Hetimet nisën pas informacioneve operative që implikonin kryekomisarin pasho në aktivitet të paligjshëm të trafikut të drogës.
Sipas hetimeve, Stiljan Pasho kishte favorizuar kalimin e shtetasit L.L., duke urdhëruar vartësit të mos kryenin kontrolle kufitare.
L.L. u kap më pas nga autoritetet greke me 26 kilogramë kanabis, të ndarë në 27 pako.
Sasia e kapur, nëse do të hidhej në treg, do t’u siguronte përfitime prej 75.000 deri në 117.000 euro.



