Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Presidenti rus Vladimir Putin duhet të pranojë ofertën e takimit me Zelensky-t, ose mund të përballet me një presion të re nga Perëndimi.
“Zelensky e bëri të qartë se është gati të ulet në tryezë me Putinin në ditët në vijim. Tani është radha e Moskës. Nëse presidenti rus e ka seriozisht që do t’u japi fund vrasjeve, ai duhet ta pranojë ofertën", tha kancelari gjerman Friedrich Merz në një konferencë dypalëshe për shtyp me homologun e tij kanadez Mark Carney në Kancelari në Berlin.
"Përndryshe, do të duhet të ushtrohet një tjetër presion ndaj Rusisë. Për të adresuar këtë eventualitet, ne tashmë po punojmë për një paketë tjetër sanksionesh në Evropë dhe tarifat ndëshkuese nga pala amerikane nuk përjashtohen", shtoi ai.



