Suleyman Soylu, ministri i Jashtëm i Turqisë, thotë se Greqia po djeg me benzinë emigrantët vetëm që të mos hyjnë në territorin e saj. Soylu ka shpërndarë një video ku shfaqet një emigrant, i cili tregon se autoritetet greke i kanë hedhur benzinë për t’i djegur të gjallë.
Sipas ministrit të Jashtëm turk kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Europës.
“Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter, duke i bërë “tagg” Komisionit Evropian.
Komanda e Rojës Bregdetare Turke deklaroi se ata po patrullonin ujërat jo shumë larg Cese në Izmir kur vunë re një anije të paligjshme emigrantësh në anën Greke që po shtyhej në ujërat territoriale turke.
Ata thanë se shpëtuan 41 emigrantë, duke i transferuar në portin e Cesma, ndërsa u vu re që njeri prej tyre kishte diegie.



