Rusia shpall regjim anti-terror në tre rajone në kufi me Ukrainën

Rusia shpall regjim anti-terror në tre rajone në kufi me Ukrainën

Komiteti Kombëtar rus Anti-Terrorizmit ka njoftuar futjen e një regjimi të posaçëm anti-terrori, i cili përfshin kufizime për popullsinë, në tre rajonet e Belgorod, Kursk dhe Bryansk, në kufi me Ukrainën.

“Regjimi i Kievit bëri një përpjekje të paprecedentë për të destabilizuar situatën në një numër rajonesh të vendit tonë. Sulmi terrorist në territorin e rajonit të Kurskut nga njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës rezultoi në viktima në popullatën civile dhe në shkatërrimin e shtëpive dhe objektet e tjera civile. Për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ndaluar kërcënimin e akteve terroriste që mund të kryheshin nga formacionet e sabotimit dhe zbulimit të armikut, kryetari i Komitetit Kombëtar të Antiterrorizmit dhe Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Alexander Bortnikov vendosi që të kryejë operacione kundër terrorizmit në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Kursk duke filluar nga 9 gushti 2024”, tha komiteti në një deklaratë.

Në vijim shtohet se qeveria po merr masa për të garantuar sigurinë e njerëzve, për të ruajtur rendin dhe ligjin dhe për të forcuar mbrojtjen e vendeve kundër terrorizmit.

Si pjesë e operacioneve kundër terrorizmit, qeveria mund të zhvendosë njerëzit në zona të sigurta, të kontrollojë komunikimin me telefon, të kufizojë komunikimet, të kërkojë automjete dhe të pezullojë aktivitetin e prodhimit që përfshijnë materiale të rrezikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy