"Shpërdorim detyre" dhe "Masakër mjedisore"/ Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit dhe "Salillarin"

"Shpërdorim detyre" dhe "Masakër mjedisore"/ Banorët e Lumasit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken e Dimalit dhe "Salillarin"

Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” sh.p.k, Pëllumb Salillari.

123 banorë dorëzuan kallëzimin e tyre, ku kërkojnë ndjekje penale për veprat “Shpërdorim detyre”, “Shpërdorimi i tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.

Në kallëzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë gjithashtu Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar dy herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum”.

Ne nuk mund të mbyllim sytë para masakrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës, të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre”-thuhet në kallëzimin penal të depozituar në SPAK nga 123 banorët e fshatit Lumas.

Banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj,.

Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy